Largimi i Massimiliano Allegrit ka shtyrë drejtuesit e “Zonjës së vjetër”, të afrojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm. Emri më i pëlqyer në ambientin bardhezi është Pep Guardiola.
Një postim i bërë ditën e sotme ka bërë tifozët e bardhezinjve të ëndërrojnë.
Gazetari Adriano del Monte, ka postuar sot në rrjetin social “Twitter”, lajmin se Guardiola do të jetë trajneri i Juventusit. Ky lajm është marrë nga “Radio Sportiva” në Itali.
“Punë e kryer! Pep Guardiola është trajneri i ri i Juventusit për 4 vitet e ardhshme.”
Guardiola është përmendur shumë ditët e fundit për të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë. 48 vjecari madje ka patur një takim ditën e djeshme me drejtorin sportive të torinezëve, Fabio Paratici.
Për momentin nuk është dhënë asnjë deklaratë qoftë nga trajneri, qoftë nga klubi. /albeu
Diskutime rreth kësaj post