Prej gati tre javësh, katër fshatra të Levanit janë vënë ne shenjestër të hajdutëve ndaj janë ngritur fshatce e po bëjnë roje.
“Mbi dy tre javë bëjmë roje natën. Jemi tmerruar ne, por dhe fëmijët”
Në harkun e pak ditëve janë shënuar disa raste vjedhjesh.
Në shenjestër janë vënë bagëtitë.
“Vjedhin viça, dhenë, lopë. Ne nuk kemi pasur vjedhje por tani kanë nisur radhë’
Sipas dëshmive pas kësaj vale grabitjesh qëndron një grup deri në 6 personash që sipas tyre lëvizin të maskuar dhe të armatosur.
Banorët e Bishanit, Poros, Pishës e Martinës thonë se janë organizuar për të mbrojtur shtëpitë dhe bagëtinë
“Rrimë çdo natë bashkë dhe i kemi nxjerrë nga fshati. Kemi shkrepur dhe ndonjë çifte kush ka pasur. Shteti ose të vijë të vendosë postblloqe ose do i vrasim”
Banorët thonë se kanë denoncuar grabitjet në polici, por vec disa shoqërimeve, asnjë person nuk është vënë në pranga.
Diskutime rreth kësaj post