Mesditën e sotme u rikthyen protestat studentore me theksin se nuk janë mbajtur premtimet e bëra nga qeveria.
Protesta filloi përpara godinës te ministria e Arsimit ku nuk munguan as incidentet e vogla me thyerje xhamash, studentët janë zhvendosur në këto momente drejt Fakultetit të Shkencave të Natyrës duke mbyllur për sot tubimin e tyre.
Ata kanë marshuar fillimisht nga qendra drejt ministrisë me thirrjet e “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa” duke mos kursyer akuzat ndaj qeverisë, e cila sipas tyre, nuk ka përmbushur premtimet për studentët mbi “Paktin për Universitetin”. Gjatë qëndrimit për 60 minuta para godinës së ministrisë ata dogjën letra dhe hodhën tymuese duke kërkuar më shumë të drejta për studentët.
Mes tjerash studentët theksuan se qeveria i ka gënjyer, ndërsa nënvizuan se propaganda e ndjekur prej saj tashmë ka dështuar përfundimisht.
Studentët ende nuk kanë bërë të qartë se si do të vijojnë qëndresën ditët në vijim, por kanë pohuar se për organizimin e tyre në ditët në vijim do të njoftojnë përmes rrjeteve sociale.
Ndërkoh, Kryeministri Edi Rama sot publikoi një video me të dhëna, që siç shprehet ai, premtimi për studentët është një realitet i përfunduar me korrektësi.
Diskutime rreth kësaj post