Mbrëmjen e djeshme në emisionin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ishte e ftuar këngëtarja e mirënjohur e muzikës shqiptare Aurela Gaçe, njofton lajme.al
Gazetarët e panelit më të famshëm të fëmijëve i shtruan plot pyetje asaj por pyetja më epike ishte e Xhejsonit të njohur si ‘taramelja’ pasi nuk e shqipton dot germën ‘k’, i cili pas pak kohësh do vijë të jetojë në Tiranë me familjen e tij.
Xheison e pyet Aurelën:
“Unë jam nga Mushqetaja, mami më ka thënë që pas pak unë dhe familja ime do të transferohemi në Tiranë, po ti a mërzite kur ike nga ‘tatundi’ (katundi)?”
Aurela tha:
“Ashtu siç katundi nuk iku nga unë e kam këtu në shpirt edhe Mushqetaja jote ska për të ikur ndonjëherë”
Fëmijët i drejtuan pyetje të ndryshme këngëtares së cilës i’a kishin ftuar edhe vajzën e madhe në studio duke vazhduar me muzikë dhe të qeshura.
Momentin e pyetjes së Xhejsonit mund ta ndiqni në minutën 7:35.
Video:
Diskutime rreth kësaj post