Studentët nga të gjitha universitetet e Shqipërisë do t’i rikthehen protestave kombëtare të mërkurën, më 22 maj. Sipas “News24” sot në qytetin e Korçës është organizuar një mbledhje prej 6 orësh me përfaqësues nga të gjitha universitetet e Shqipërisë, lidhur me pakënaqësitë e studentëve me “Paktin për Universitetin” dhe kërkesave të papërmbushura.
Pas mbledhjes mësohet që studentët të kenë dalë me një vendim zyrtar, asaj të një proteste studentore kombëtare me një vendim të unifikuar nga të gjithë studentët që duan të jenë pjesë e saj. Mësohet se mënyra e protestës do të jetë e ndryshme për çdo student, disa do të jenë të pranishëm në protestën e Tiranës, ndërsa pjesa tjetër do të protestojë në forma të ndryshme në qytetet përkatëse. Për qytetin e Korçës, mënyra se si do të organizojnë protestën do të vendoset nga vetë studentët në një vendim tjetër.
Studentët e Korçës do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve, tha Ismeralda Sejdolli, kryetarja e Këshillit Studentor.
Disa nga vendimet që u morën janë si më poshtë:
Portali i transparencës të bëhet funksional; Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %; Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, prat ë njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar; Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj; Stazhet të paguhen të plota; Rankimi i programeve të studim; Përmirësimi i kurrikulave mësimore; Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi; Afrimi i provimit të licencës (1 muaj mbas stazhit)
Diskutime rreth kësaj post