Financial Times”, në një artikull të botuar së fundmi shkruan se “çështja në zhvillim e Ballkanit jugor, lidhet me një pyetje, se a do të jenë shqiptarët etnikë të rajonit të kënaqur, nëse do do të mbeten të shpërndarë në tre shtete – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut – ose nëse disa ose të gjithë do të kërkojnë të bashkohen në një Shqipëri të Madhe”.
“Çdo lëvizje e tillë mbart një rrezik të lartë për përfshirjen e rajonit në dhu.në. Politikanët shqiptarë etnikë në të tri komunitetet duhet të tregohen të përmbajtur. Megjithatë, në këmbim, politikanët e BE dhe rajonalë të Ballkanit, duke përfshirë edhe ata në Shkup, duhet t’i sigurojnë të gjithë shqiptarët se aspiratat e tyre për prosperitet, të drejtat civile dhe integrimin evropian po marrin vëmendjen e duhur”, thuhet më tej në këtë shkrim.
Më tej thuhet se “BE duhet të hapë dyert për Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë. Idealisht, BE do të nisë bisedimet e pranimit këtë vit me të dy shtetet. Anëtarësimi në BE do të ndërtonte mbi ‘Prespën’ duke e bërë të parëndësishëm kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, ashtu siç e kishte dëbuar shumë kohë spektrin e mosmarrëveshjeve kufitare midis Francës dhe Gjermanisë.
Ndërkohë, fillimi i bisedimeve për hyrjen në BE me Shqipërinë duhet të frenojë tundimin e nacionalistëve në Tiranë dhe Kosovë – një shtet me shumicë shqiptare etnike – për të shfrytëzuar ankesat midis shqiptarëve etnikë të Maqedonisë së Veriut”.
Diskutime rreth kësaj post