Mjekra mund të jetë estetike, por edhe të sjellë probleme shëndetësore, sipas një studimi. Në disa spitale evropiane, shkencëtarët analizuan mostrat e lëkurës dhe pështymën e 18 meshkujve me mjekër nga mosha 18 deri në 76-vjeç, si dhe mostrat e leshit dhe të pështymës së 30 qenve.
Ata gjetën sasi të konsiderueshme të baktereve në mostrat e mjekrave të meshkujve, sakaq në qimet e qenve.
Në shtatë burra u gjetën mikrobe që përbënin një kërcënim për shëndetin e njeriut.
Bëhej fjalë për Enterococcus faecalis, një infeksion bakterial që shpesh shkakton infeksione të traktit urinar.
Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të shtyjë meshkujt të heqin mjekrat, por të paralajmërojë administratat e spitalit se pacientët lënë më shumë baktere potenciale infektive në spitale.
Diskutime rreth kësaj post