Kryeministri Edi Rama sfidoi publikisht dy kryetarët e partive të mëdha të opozitës për vettingun e pasurisë së politikanëve, duke theksuar se është i gatshëm për ta votuar nismën.
I ftuar në Opinion, Rama tha se megjithëse është kundër vettingut të politikanëve pasi pret që këtë punë ta bëjë SPAK-u, ishte i gatshëm ta bënte këtë.
“Kam qenë dhe jam kundër vettingut të politikanëve sepse atë e bën SPAK-u, një sistem i pavarur drejtësie dhe populli me votë. Unë jam i gatshëm nëse ky (Berisha) bashkë me familjen e tij, Lulzim Basha me familjarët e tij, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë gati t’i nënshtrohen vettingut të pasurisë përpara një trupe që të respektojë një për një të gjitha normat që respektohen për gjykatësit dhe prokurorët, dhe të gjithë të thonë përpara se nëse dalim të papërshtatshëm të vazhdojmë jetën politike, të ikin nga jeta politike. Edhe unë i pari. Unë jam kundër ta bëjmë për të gjithë.
Kush përsërit shumë një akuzë për tjetrin, i bën vet ato që akuzon pa prova. Jam gati që të gjithë së bashku t’i nënshtrohemi vettingut të pasurisë. Nëse vettingu nxjerr se jemi të gjithë njësoj, të gjithë të ikim”, tha kryeministri.
Ai u pyet nëse është i kënaqur për situatën aktuale. “Si mund të jem i kënaqur? Të bëj edhe opozitën?! Nëse ti (Fevziu) pranon të marrësh PD-në dhe Bejtja LSI-në, atëherë të siguroj se Shqipëria do të dukej një vend tjetër”, u shpreh ai.
Diskutime rreth kësaj post