Debat i ashper ne studio mes moderatores Sonila Meço dhe kryetarit te partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima, teksa ky i fundit leshoi akuza te renda ne adrese te medias, duke i quajtur dinosaure qe paguhen ne dore.
Koço Kokëdhima: Ne bejme detyren tone dhe jemi duke e bere shume mire. Jemi përballë këtyre dinosaurve që kanë marrë televizionet, peng, studiot, emisionet, i kanë paguar nën dorë të gjithë.
Sonila Meço: Te gjithe?
Koço Kokëdhima: Te gjithe, keta ‘Uriah Heep’ qe vjedhin popullin dhe kane akumuluar gjithe kete pushtet dhe pasuri dhe diskutojme ketu qe populli ka dyshime, per ke ka dyshime?
Sonila Meço: Per kete klase politike zoti Kokedhima,nese ju nuk jeni, thone nuk jam, por mua me lini te bej pyetjet
Koço Kokëdhima: Ndaj kesaj klase po luftojme ne, dhe jemi ne nje lufte te pabarabarte
Sonila Meço: Per kete po ju pyes une. Une mendoj se dnryshimi i sistemit duhet te vije nga menyra se si e trajtoni median, e para duke pritur cdo pyetje, sepse asnjë pyetje nuk paragjykohet, unë nuk jam këtu për të bërë fushatën e askujt. Ju lutem respektoni studiot televiziove, keni ardhur në këtë studio, keni bërë akuzë shumë të rëndë, keni futur gjithe mediat ne nje thes, më thatë jeni të blerë, unë duhej t’ju kisha nxjerrë nga studio, sepse keni bërë akuzë jashtëzakonisht të rëndë. Unë kam të drejtë si gazetare të dyshoj, ju jeni politikan duhet të mësoheni me llogaridhënien.
Kokëdhima: Unë jap llogari vetëm për gjërat që bëj unë
Video:
Diskutime rreth kësaj post