Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nder të Major Klodian Tanushit që humbi jetën disa ditë më parë në Letoni për shkak të shpërthimit të një sasie ekskplozivi.
“Për të nderuar jetën e major Tanushit, ftoj të mbajmë një minutë heshtje. U prehtë në paqe major Tanushi”-tha Ruçi.
Major Tanushi u plagos me 6 maj në kampin ushtarak “Adazi” dhe katër ditë me vonë humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Diskutime rreth kësaj post