Lideri i opozitës ka dalë këtë të dielë në një konferencë shtypi nga ku ka paralajmëruar kryeministrin që të mos bëjë si i fortë.
Kreu i demokratëve madje e ka “kërcënuar” Ramën, duke thënë se ai do të lutet, që në rastin më të mirë të ketë fatin e Nikolla Gruevskit, ish kryeministrit maqedonas që u arratis jashtë vendit për t’i shpëtuar drejtësisë.
“Me mirëkuptimin për gazin që helmoi gjysmën e Tiranës, u pa qartë se sa i shkëputur është nga realiteti ky sundimtar që e sheh këtë ngjarje të shpaloset si një film nga vila e tij miliona dollarëshe në Surrel. Ky herë bën gastorin, herë të fortin e lagjes, arrogantin cinikun edhe kur fshihet pas bliandave.
Është e qartë se kështu nuk mund të vazhdohet më. Sot nuk jam nisur të mundur Edi Ramën, atë e ka mundur lodhja, zullumi dhe varfëria e popullit, e ka mundur arroganca. Sot ne jemi nisur për të kthyer normalitetin politik në vend e demokracinë.
I bëj një paralajmërim të qartë kreut të klikës në pushtet: mos i kalo caqet, harroje se do të marrësh e do të mbash pushtet me dhunë, në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikolla Gruveskit “-tha Basha. /albeu
Diskutime rreth kësaj post