Reperja Loredana Zefi ka thyer heshtjen për skandalin që tronditi Kosovën dhe Zvicrën duke folur para mediave duke pranuar se i ka marrë para çiftit se e akuzon atë, por këtë nuk e ka bërë me dhunë.
“Faleminderit që keni ardhë e keni gjetë kohën për të më dëgjuar”, filloi ajo duke vijuar: Pika e parë është unë jam këtu për shkak që jam duke xhiruar një spot sepse nuk kemi patur asnjë shqetësim për ta shtyrë xhirimin e tij.
“Kam lexuar nga mediat dhe kam ardhur këtu që të sqaroj se çfarë ka ndodhur. Ne nuk i kemi marrë paratë me dhunë askujt. Këto para, që shumën unë nuk e di, nuk janë marrë ne asnjë mënyrë me dhunë”, tha ajo.
“Kjo histori ka filluar në vitin 2016 dhe nuk kam qenë e përfshirë farë në këtë ngjarje. Në vitin 2018 kam marrë vesh se ishte përfshirë një familjar i familjes Zefi dhe jam përfshirë për të ndihmuar. Nuk më intereson asgjë përveç muzikës. Jam rritur në një familje të madhe mes 7 vëllezërish dhe shumë të bukur”, shprehet më tej Loredana.
“Më besoni dhe mësoni se kjo ngjarje nuk është fare e vërtetë. Shumë fjalë janë thënë deri më tani. Wshtë e vërtetë që jam marrë në polici dhe kam dhënë një deklarim atje. Paratë janë marrë pa dhunë dhe pala tjetër i ka dhënë me dëshirë”, vijoi ajo. /albeu
Video:
Diskutime rreth kësaj post