Në Katedralen e “Shën Palit” në Londër ka ndodhur një ngjarje historike. Në Katedrale është shtruar për hërë të parë Iftari, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit.Të pranishëm në Iftar ishin qytetarë të Londrës, të bindjeve dhe besimeve të ndryshme.Lajmin e ka dhënë kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan.
Ky i fundit ishte i pranishëm në ceremoni. Ai ka lëshuar një mesazh të fortë nga katedralja, duke thënë se diversiteti është arma më e fortë e Londrës.Sadiq Khan është kryebashkiaku i parë me ngjyrë i Londrës. Ai është pjesë e Partisë Laburiste.Khan ka lindur në Londër, por prindërit e tij kanë emigruar në kryeqytetin anglez nga Pakistani në 1968-ën.
Khan shkruan:
“Historike! Katedralja e “Shën Palit” ka mbajtur Iftarin e parë. Një nder i madh për mua të jem pjesë e kësaj mbrëmjeje të veçantë- duke ndarë ushqimin me londinezë të të gjitha besimeve dhe bindjeve. Së bashku ne përçuam një mesazh të qartë: Diversiteti është fuqia më e madhe e Londrës.”
Diskutime rreth kësaj post