Një numër i madh zvicerjanësh janë organizuar duke mbledhur para për çiftin Petra dhe Hans që sipas portalit “20min.ch” u mashtruan me 900 mijë franga nga reperja Loredana Zefi dhe vëllai i saj.
Portali në fjalë shkruan se në krye të grupit të personave që po organizohen për të mbledhur para për çiftin janë shqiptarët.
Ai i referohet Fatjona Krasniqit, e cila thotë: Bashkë me disa bloggerë të tjerë shqiptarë vendosëm që të ngremë një fushatë për mbledhjen e fondeve për çiftin e Valais.
Ajo shprehet se shqiptarët janë distancuar nga veprimi i Loredanës dhe se janë duke u përballur me komente raciste në rrjetet sociale duke shtuar se edhe shqiptarët janë tronditur po ashtu nga kjo ngjarje e rendë.
Nismës së tyre i bashkohen edhe të tjerë, ndërsa një çift nga Luzerna që nuk donin të identifikoheshin thanë se nuk mund ta linin çiftin vetëm.
“Petra është treguar paksa naive, por ata treguan se besojnë tek njerëzit e mirë dhe nuk mund t’i lemë vetëm ata”, shprehet çifti. /albeu
Diskutime rreth kësaj post