Një 48 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pas përfshirjes në një aksident tragjik, që i mori jetën një fëmijë 3-vjeç. Sipas forcave të rendit, shtetasi me inicialet A.H drejtonte mjetin e tipit “Benz” kur ka goditur fëmijën 3 vjeçar, i cili ka ndërruar jetë.
Menjëherë pas ngjjarjes, 48 vjeçari banues në Urën Vajgurore, mësohet të jetë larguar nga vend ii ngajrjes, ndërsa polica ishte në ndjekje të tij. Ky është njofimi i plotë i policisë:
“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat në bashkëpunim me Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor në përfundim të veprimeve të para hetimore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: A.H, 48 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi, dyshohet se në fshatin Drenovicë, shtetasi A.H, duke drejtuar mjetin tip Benz ka goditur një fëmijë 3 vjeç, i cili ka humbur jetën. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vendngjarja. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, Seksioni për të Mitur, për veprime të mëtejshme.” /Blitz
Diskutime rreth kësaj post