Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi u ka tërhequr vëmendjen deputetëve të rinj të Kuvendit, lidhur me zbatimin e rregulloreve.
Pasi u sqaroi se pyetjet për raportet e analizat e prezantuara në Kuvend duhet të drejtohen fillimisht me shkrim strukturave të Kuvendit, Hysi vuri në dukje edhe një tjetër rregullore që shkelet nga të rinjtë, mosprezenca e tyre në sallë.
“Ju kujtoj se nëse ju thirret emri për të folur në foltore dhe ju nuk jeni prezent në sallë, atëherë ju e humbni atë mundësi. Ka ndodhur që dërgoj shërbimin e Kuvendit për t’ju thirrur që të vini brenda se po ju vjen radha. E kam bërë deri tani, nuk do ta bëj më”, u shpreh Hysi.
Diskutime rreth kësaj post