Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka pezulluar nga detyra mjekun Enes Hafizi dhe infemierin Pali Çuni të pavionit të Onkologjikut në QSUT pasi kanë marrë 1000 Euro rryshfet për një shërbim shëndetësor.
Përmes kamerës së fshehtë, emisioni Stop zbulon se për të hyrë pa radhë në pavionin onkologjik dhe për të bërë rreze, mjafton të paguash të paktën 1000 Euro!
Manastirliu thotë se kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
“Pezullim dhe shkarkim i menjëhershëm nga detyra për shtetasit me iniciale p.ç dhe e.h., punonjës të shërbimit onkologjik në qendrën spitalore universitare “nënë tereza”, dhe ndjekje të çështjes në organet kompetente.
Jemi ne krahun e çdo qytetari që denoncon!
Kushdo që shkel ligjin dhe rregullat, baltos punën e një komuniteti profesionistësh, mjekësh dhe infermierësh si dhe dëmton raportin e besimit mjek-pacient, do të marrë ndërshkimin e merituar.
Askush në sistemin shëndetësor publik nuk duhet të shpërdorojë detyrën dhe besimin e dhënë për t’u shërbyer qytetarëve.
Po investojmë e punojmë çdo ditë për sistemin tonë shëndetësor.
Po investojmë në përmirësimin e kushteve të punës, në rritjen e pagave për personelin mjekësor, në teknologji e pajisje, që të garantojmë për qytetarët e pacientët kujdes shendetësor cilësor.
Raste si ky jo vetëm turpërojnë armatën e mjekëve dhe infermierëve të nderuar, që punojnë e sakrifikojnë ditë e natë per t’u kujdesur për ju, por dhe pengojnë permiresimin e sistemit!
Ndaj, asnjë hezitim për të denoncuar!”, deklaroi Manastirliu.
Infermieri Pali Çuni rekomandonte pacientët tek mjeku Enes Hafizi i cili merrte rryshfet duke shërbyer si ndërmjetës mes tyre.
Diskutime rreth kësaj post