Kryeministri Edi Rama mohon që produktet shqiptare të jenë me hormone. Gjatë një tyreze për sigurinë ushqimore, kreu i qeverisë tha se vitin e kaluar nga Shqipëria u eksportuan 300 mijë ton produkte bujqësore në BE dhe nuk është kthyer asnjë kamion.
Ja çfarë tha Edi Rama: Sipërmarrësit që i janë kushtuar eksportit, të cilët vitin e kaluar kanë eksportuar rreth 300 mijë ton produkte shqiptare dhe nuk kanë marrë prapsht asnjë kamion nga vendet e BE. Nëse ushqimet tona me origjinë bujqësore do të ishin produkt i hormoneve do të ishte e pamundur që Shqipëria të kishte këtë trend shumë pozitiv të eksporteve dhe do të ishte e pamundur të kalohej filtri rigoroz i BE. Një gamë e gjerë produktesh bujqësor, që rritet dhe e ka bërë Shqipërinë një vend të dëshiruar.
Por gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk sqaroi që ato prdukete për të cilat flet media dhe opinioni publik shkojnë apo nuk shkojnë në BE që të marrin çertifikimin e pastaj të kthehen në Shqipër që të tregtohen për konsumatorin shiptar.
Kjo është të tallesh rëndë me ata njerëz që blejnë e konsumojnë produkte që nuk kontrollohen. Pasi, për të shpjeguar kreun e qeverisë, ato produkte që shiten nëpër tregjet shqiptare nuk shkojnë një herë në BE e pastaj të vijnë këtu të kontrolluara, por dalin direkt nga fermat dhe serat e fermerëve të pandergjegjshëm dhe shkojnë në tavolinat e shqiptarëve.
Pra nuk ka kontroll as të helmeve që hyjnë në Shqipëri, as të prodhimit të tyre por as të produketve që shiten. Këtë të shpjegojë Edi Rama.
Diskutime rreth kësaj post