“Është hera e parë që kontribuoj në misionet jashtë vendit. Të bëj pastrimin e zonave të infektuara me municione të paplasura. Gëzuar Shqipëri 10 vjetorin në NATO.”
Ky ishte mesazhi i fundit i Zarife Hasanajt nga Letonia, efektive e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, ku po shërbente në kuadër të Mbrojtjes Kolektive të Aleancës. Ajo u nda sot nga jeta pasi një minë shpërtheu duke e plagosur rëndë dhe më pas duke i shkaktuar vdekjen.
“Unë jam NATO”, ishte një tjetër mesazh i Zarifes më 8 mars, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Në ngjarjen e rëndë të ndodhur sot, të plagosur kanë mbetur edhe Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj.
Video:
Diskutime rreth kësaj post