Një efektive e Forcave të Armatosura shqiptare ka humbur jetën në Letoni pas shpërthimit të një mine. Përveç viktimës, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije kanë mbetur të plagosur edhe tre efektivë të tjerë.
Efektivët, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në vendin baltik për demontimin e minave luftarake.
Sakaq, mësohet se në orën 11:00, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, garnizoni “Skënderbej”, shefi i shtabit, gjeneral Bardhyl Kollçaku do ketë një deklarate për shtyp. Pritet që Kollçaku të japë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Diskutime rreth kësaj post