Kryeministri Edi Rama u ndal sot sërish në çëshjtjen për hapjen e negociatave. Rama tha se vendi ynë pret që të marrë meritën për përmbushjen e detyrave të shtëpisë. Ai shpjegoi edhe njëherë arsyen e shtyrjes së vendimit në shtator, teksa tha se reformat do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm pasi nuk bëhen për Brukselin por për popullin tonë.
“Dëshiroj që përpjekja për hapjen e negociatave ku nuk kemi qenë të gjithë të bashkuar të vazhdojë përpara. një forcë e brendshme përpiqet cdo ditë ta pengojë këtë. Vjet morëm rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte. Po vjet Këshilli europian dhe komisioni europian vendosën se pavarësisht se negociatat nuk u çelën, procesi i hulumtimit të fillojë.
Pra de fakto përtej të gjitha atyre që thuhen, qershori është afër. Ne shpresojmë dhe besojmë që komisioni do japë rekomandimin pa kushte për çeljen zyrtare të negociatave. Ne presim marrim meritën për detyrat e shtëpisë. Rekomandimi vlerësohet më pas. Vjet shumë vende ishin pro por disa prej tyre për arsye të tyre të brendshme kërkuan që kjo të shqytohet pas zgjedhjeve të majit. Shqipëria do ishte kokëulur nëse komisioni europian do kishte rezerva. Koha nga dalja e raportit tek mbledhja e këshillit është shumë e shkurtër. Një gjë duhet të mbetet. Të gjitha që bëjmë nuk duhet t’i bëjmë se na i kërkon Brukseli por se na i kërkon vendi ynë. Ne i bëjmë reformat sepse i meriton populli ynë. Nesër Shqipërinë do e kemi më të mirë se sot”, deklaroi Rama.
Diskutime rreth kësaj post