Ish-deputetja e PD, Grida Duma e ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ foli për strategjinë e opozitës lidhur me situatën politike në vend, për të cilën tha se nuk është një situatë e zakontë, por një situatë krize. Duma tha se opozita po rrezikon shumë, po rrezikon të dalë jashtë sistemit, me qëllim për të ndërtuar sistemin.
“ Padyshim nuk mund të shpikim rrotën në këto kushte. Unë mendoj që duke qenë se opozita i dogji mandatet, sa i përket ekstremitetit të aksionit të vet e ka kryer, që në momentin që ka djegur mandatet, ka bërë një sakrificë të jashtëzakonshme duke marrë përsipër të krijojë një situatë të jashtëzakonshme, sa i përket llojit të aksionit politik. Djegia e mandateve surprizoi dhe shokoi situatën politike. Nuk ka shumë risi në javët që do të vijojnë, sepse nuk ka edhe shumë mundësi për risi përvec se paraqitjes së një platforme dhe vijimit me protesta. Për një arsye të thjeshtë, sepse për sa kohë bëhet fjalë për 30 qershorin zgjedhje vendore, të cilat nuk do të kryhen dhe nuk mund të kryhen pa opozitën dhe pa rregullat e lojës që po kërkon gjysma e popullsisë normalisht nuk mund të diskutojmë për axhenda të tjera. Në këto kushte, protesta, revolta popullore janë ajo që do të ndjekë në javët që vijojnë” u shpreh Duma.
Diskutime rreth kësaj post