Nisma e Izraelit me ndihmën e Francës për të ndërtuar armë bërthamore në fund të viteve ’50 nuk u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe administrata Kennedy duke bërë që ata të bënin edhe një plan për të bombarduar territorin izraelit, raporton Albeu.com.
Dokumentet sekrete janë zbardhur nga e përditshma izraelite “Haarezt” sipas të cilës administrata e Kennedy-t kishte marrë në konsideratë edhe bombardimin e një centrali bërthamor të Izraelit që do të shërbente gjithashtu për ndërtimin e bombës bërthamore me qëllim parandalimin e këtij shteti për të patur këtë armë.
Në fund të viteve 50′, Franca ishte duke e ndihmuar Izraelin për të ndërtuar armë bërthamore në centralin “Dimona”, por administrata amerikane e shihte me shqetësim këtë zhvillim për një mori arsyesh që nisen nga prishja e balancave në rajon deri tek problemet globale.
Pas disa tentativash për ta ndaluar këtë veprim të Izraelit, amerikanët kishin parashtruar në tavolinë edhe mundësinë e bombardimit të centralit.
Kjo nuk ndodhi dhe Izraeli me shumë gjasë e ndërtoi bombën e tij bërthamore edhe pse asnjëherë nuk e kanë pranuar zyrtarisht ekzistencën e një arsenali të tillë. /albeu
Diskutime rreth kësaj post