Ndërsa opozita mbrëmjen e djeshme paralizoi gjithë rrugët kryesore të vendit dhe shkaktoi rrëmujë, kryeministri Rama vazhdon i vendosur në rrugën e tij.
Rama ka prezantuar mëngjesin e sotëm transformimin e qendrës Shëndetësore të Voskopojës e cila është restauruar tërësisht.
Vetë stafi i kësaj qendre mjekësore thotë se tashmë janë shumë të kënaqur me ambientet e reja dhe akoma më të motivuar pasi vite më parë, godina ka qenë në kushte jo shumë të mira.
“Vite më parë qendra shëndetësore ka qenë në kushte jo shumë të mira. Është rikonstruktuar pothuajse në çdo gjë të saj. Tashmë është e kompletuar, e pastër e rregullt”, shprehet një nga infermieret.
Transformimi i kësaj qendre është pjesë e programit të qeverisë për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore.
Video:
Diskutime rreth kësaj post