Zv.ministrja e Arsimi, Lorena Haxhiu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa bëri një ‘lapsus’ të cilin ajo edhe e sqaroi më pas. “Çfarë të korrësh, do të mbjellësh’, tha ajo duke bërë xhiron e rrjetit.
Mirëpo pasditen e djeshme, Lorena ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku u përlot teksa fliste për gjyshen e saj të cilën nuk e ka më pranë prej 5 vitesh.
“Sot dhe për gjithë jetën do jem falenderuese për marrëdhënien që kam pasur me gjyshërit, për dashurinë e pakushtëzuar dhe të pafund që më kanë dhuruar të gjithë vitet e jetës time”, u shpreh Lorena me sytë e mbushur me lot.
“Gjyshja më ka lënë një boshllëk të cilin e ndjej përditë. Ishte personi me të cilin e nisja dhe e përfundoja ditën. Ishte shoqja ime më e ngushtë. Ishte ajo që më rriti dhe më ofroi gjithçka prej shpirtit. E dua sa vetë jetën”, tha zv.ministrja.
“Nuk mund t’i shijoj dot arritjet e mia pa të dhe shpresoj e bëj krenare nga aty ku është, me bindjen e thellë që na ndjek”, u shpreh Lorena dhe shtoi se këshillat e gjyshes i ruan edhe sot e kësaj dite.
Diskutime rreth kësaj post