Ataku që pësoi Iker Casillas ishte lajmi më i bujshëm i së mërkurës. Portieri i Portos u detyrua të shtrohej me urgjencë në spital në mënyrë që t’i shpëtonte këtij momenti të keq që po kalon.
Ish-portieri i Spanjës ia doli të fitonte këtë betejë me jetën, ndërsa mesazhet e shumta dhe urimet e sinqerta nuk munguan nga e gjithë bota.
“Gardiani i portës” ka fituar respektin e të gjithëve me profesionalizmin dhe pozitivitetin që transmeton. Në vazhdën e urimeve dhe mesazheve nuk mund të mungonte as bashkëshortja e tij, Sara Carbonero. Gazetarja dhe Ikeri janë të martuar e kanë dhe një djalë.
Ajo ka postuar një foto në storyn e saj në Instagram ku shkruan:
“Jeta ka mënyra të ndryshme për të na treguar se duhet shijuar çdo moment. Fatmirësisht, gjithçka ka qenë një shok, faleminderit të gjithëve për dashurinë e treguar dhe shqetësimin“, shkruan ajo.
Çifti ka kaluar shumë momente të bukura, por nuk harrohet puthja që Iker Casillas i dha Carboneros pas fitimit të Kupës së Botës në Afrikën e Jugut.
Diskutime rreth kësaj post