Shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti është shprehur se kryeministri Edi Rama është njësoj si prostitutat e shtëpive publike. Këtë gjë Mehmeti e ka thënë gjatë një interviste në studion e lajmeve të RTV Ora. Shkrimtari gjatë fjalës së tij ka analizuar situatën politike në Shqipëri.
Sipas asaj që ka thënë Kim Mehmeti, Edi Rama është njësoj me prostitutat në një shtëpi publike, të cilat nuk mund të largohen dot, nëse nuk i lejon pronari.
Ai ka vazhduar duke u shprehur kështu:
“Kryeministri i Shqipërisë edhe të dojë nuk del nga politika sepse shumë nga burrështetasit tanë janë si ato prostitutat në shtëpinë publike. Dalja e tyre nga aty nuk varet nga dëshira e tyre, por kur do të vendosë ai pronari që ti japë lejë. Ai e bën kur e shikon që nuk ka dobi ndaj tyre. Andaj ajo që është më e çuditshme, është se aq shumë janë përzierë gjërat saqë nuk mund ta kuptoni në Shqipëri sa politika e drejton krimin, apo krimi e ka kapur peng politikën.’
’Po ashtu gjatë fjalës së tij, ai ka thënë se në Shqipëri nuk ka shtet por ka banda që e konsiderojnë popullin e tyre si argat.
Më tej shkrimtari ka vazhduar:
“Kur këto gjëra e humbasin kufirin, atëherë aty nuk keni më shtet, po keni banda që e konsideron popullin si argat të vetë që një herë në 4 vjet të japin votat dhe këtu përfundon gjithë forca e qytetarit.”
Diskutime rreth kësaj post