Ndodh edhe kështu, pasi dorëzon formularin për marrjen e mandatit bëhet pishman. I tillë është rasti i Ares Ypit, kandidatit opozitar që disa orë pas vendimit për marrjen e mandatit ka bërë hapa pas.Alibia e rastit ka qenë ajo e mungesës së informacionit se përse ishte ky formular, duke luajtur rolin e “budallait” në përpjekje për të mbuluar gjithçka.Ares Ypi ditën e djeshme sëbashku me dy emra të tjerë të opozitës, kanë mbushur kërkesën e tërheqjes së mandatit i cili u la nga ish-deputetët e PD muaj më parë.
Nëse dy kandidatët e tjerë janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje, Ares Ypi duket se është tërhequr. Ditën e sotme ai ka nisur një kërkesë në KQZ për anulimin e formularit të vetëdeklarimit për marrjen e mandatit, me justifikimin se nuk kishte dorëzuar këtë formular me qëllim marrjen e mandatit të deputetit.
Ai shkruan ai në letrën dërguar KQZ-së, ku refuzon mandatin:
“Kurrsesi Formularin e Vetëdeklarimit nuk e kam paraqitur për efekt të marrjes së mandatit të deputeti, efektin juridik e të cilit e kam kuptuar më vonë. Ashtu siç ju kam barë më dije edhe më parë, nisur nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi, nuk pranoj zgjedhjen apo mandatin e deputetit për në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e konsideroj ilegjitim dhe të dalë nga një proces i deformuar zgjedhor, i diktuar nga fenomeni i blerjes së votave dhe përfshirjes së grupeve kriminale në zgjedhje.”
Diskutime rreth kësaj post