Presidenti Ilir Meta shprehet i gatshëm të takohet me kryeministrin Rama dhe gjithë aktorët e tjere, politikë dhe jo politikë, për t’ i dhënë zgjidhje situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në një intervistë me gazetaren Beti Njuma, Meta tha se situata në të cilën është vendi nuk duhet të kthehet në një lojë të fortësh.
“Unë padyshim që do të takohem me të gjithë, jo vetëm me kryeministrin, por edhe me përfaqësues të tjerë politikë, por edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.
Edhe me shumë njerëz të tjerë të përgjegjshëm, të cilët kanë përgjegjësi për vendin, sepse kjo nuk mund të kthehet në një lojë “të fortësh” dhe më pas askush të mos mbajë përgjegjësi për pasojat që mund të vijnë.
Shpresoj që të gjithë të reflektojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse e gjithë kjo krizë konsumon jo vetëm energji për vendin, por nuk është e mirë as për atë vlerësim që Shqipëria ka pasur apo për ato pritshmëri që janë për rolin që duhet të luajë për stabilitetin në rajonin tonë”, tha presidenti Ilir Meta.
Diskutime rreth kësaj post