“Shkoi me këpucë të zeza, por u kthye me atlete të kuqe!” Ky qe konkluzioni i ish-kryeministrit Sali Berisha për frytet e takimit të kreut të qeverisë Edi Rama në Berlin, me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
“Si gangster edhe në Berlin! – shkroi Berisha në Fb. – Aty shkoi me këpucë të zeza, por u kthye me atlete të kuqe! Ndërhyn për të falsifikuar dhe manipuluar lajmet negative, që nuk i pëlqenin në facebookun e Deutsche Ëelle. Lexoni shkrimin e mëposhtëm,” tërheq vëmendjen ish-kryeministri.
E bënë edhe këtë, stafi i Ramës ndërhyn për të korrigjuar lajmet ‘negative’ në ‘Deutsche Welle’
Ajo që ka ndodhur me zyrën e propagandës së kryeminstrit Edi Rama me rastin e lajmeve që vinin nga Samiti i Berlinit, mund të quhet pa frikë si një rast i paprecedentë në gjithë botën globale mediatike.
Stafi i drejtuar nga Endri Fuga ka ndërhyrë në lajmet e medias zyrtare shtetërore gjermane, ”Deutsche Welle”, (në faqen e saj në Facebook) për të korrigjuar një lajm të sajin, në lidhje me atë çfarë ndodhi vërtet për Shqipërinë në Samitin e Berlinit. Në lajmin e saja DW njoftonte se “më pak se gjysmë ore kohe kishte Kancelarja Merkel në takimin me Edi Ramën…”
Por kjo fraze e ka lënduar skizoidin, i cili e ka konsideruar përçmim dhe ka ndërhyrë në Fb e DW dhe hequr atë, akt prej gangsteri ky që ka detyruar radion prestigjioze të lëshojë një komunikatë të veçantë.
Menjëherë pas kësaj, ka ardhur edhe reagimi i DW:.
”Korrigjim i një gabimi teknik! Të nderuar miq të Deutsche Welles! Një njoftim i zyrës së shtypit të kryeministrit, Edi Rama është publikuar dje gabimisht në faqen tonë të Facebookut. Që gabimi është thjesht teknik dhe pas tij nuk fshihen qëndrime të njëanshme politike, këtë e tregon postimi një për një. Ne asnjëherë nuk do të përdornim publikimet e zyrave të shtypit të politikës si informacione tonat. Ju kërkojmë ndjesë për këtë keqkuptim”, thuhet në një reagimin të fundit të saj DW.
Diskutime rreth kësaj post