Ka përfunduar pak orë më parë Samiti i Berlinit, ku siç shikohet edhe nga fotot e publikuara nga Koha Ditore, shihet se si Presidenti i Francës Macron dhe Kancelarja Gjermane Merkel kanë rrethuar kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj, ndërsa kanë lënë mënjanë Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Vetë Haradinaj tha për mediat se ai zotohet për të përmirësuar jetën e serbëve në Kosovë, ndërsa u shpreh se Serbia duhet të njohë Kosovën.
Sipas Haradinaj “Pa njohje të së vërtetës mbi të shkuarën nuk mund të ecet përpara. E vërteta e së shkuarës është se Kosova pësoi mizori dhe ne duhej ta fillonim nga zeroja,” tha ai.
Diskutime rreth kësaj post