Pas përfundimit të Samitit një-ditor të Berlinit, mes krerëve të BE, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor, vjen edhe reagimi i ish kryeministrit Sali Berisha.
Duke bërë skanerin e samitit, Berisha nxjerr edhe konkluzionet duke shtuar se nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë premtim për hapje negociatash me Shqipërinë.
Postimi i ish kryeministrit:
Samiti nje ditor i Berlinit perfundoi!
Konkluzionet:
– Jo ndryshimit te kufijve!
– Jo perpjekjeve per krijimin e Serbise se Madhe!
– Jo marreveshje te fshehta si deri tani midis Vuçiçit dhe argateve te tij me Kosoven!
– Po perspektives europiane te vendeve te rajonit mbi bazen e plotesimit te kushteve.
– Jo hapjes se negociatave me Shqiperine
– Qeveria gjermane nuk do te shqyrtoj deri ne vjeshte as raportin e Komisionit Europian
– Franca nuk pranon fare te flitet per kete çeshtje.
– Asnje fjale dhe asnje premtim per hapjen e negociatave perveç trillimit me porosi te Rames e te sugarit te tij, te cilin e pergenjeshtroi pa u thare boja radio shteterore gjermane Dojçe Welle!
Si perfundim miq, me Ramen ecet drejt te shkuares nuk ka integrim!
Diskutime rreth kësaj post