Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi mbërrijnë në Gjermani për Samitin e organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez Macron me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Rama dhe Thaçi kanë udhëtuar drejt Gjermanisë me charter.
Pavarësisht situatës para zgjedhjeve në Parlamentin Europian, sipas mediave gjermane kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kanë parashikuar takime para Samitit me kancelaren gjermane për të diskutuar mbi çështjen e zgjerimit.
Rama dhe Zaev do të kërkojnë të bindin Merkel me qëllim influencimin e Gjermanisë te Franca dhe Holanda.
Janë pikërisht këto dy vende skeptike që trembin Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për vendimin e qershorit.
Diskutime rreth kësaj post