Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka analizuar mënyrat kryesore përmes të cilave hyjnë e kamuflohen fondet e dyshimta në Shqipëri.
Ndër pesë tipologjitë kryesore bie edhe në sy edhe pastrimi i parave me origjinë nga parajsat fiskale përmes call center-ave. Drejtoria ka paraqitur në mënyrë të detajuara një skemë pastrimi e cila është referuar edhe në organet ligjzbatuese.
Në skemë vërehet se Shoqëria A, e regjistruar në QKB në vitin 2015, ushtron aktivitetin e saj në fushën e ofrimit të shërbimeve të marketingut në internet (call center, teleselling). Shoqëria A, është themeluar nga shtetasi shqiptar X dhe një shtetas i huaj Y. Në vitin 2016, shtetasi i huaj Y i ka shitur kuotat e tij bashkëortakut shtetasit shqiptar X, i cilim mbetet ortak i vetëm në këtë kompani. Një vit më vonë, në vitin 2017, ortaku i vetëm X ka shitur kuotat në favor të shtetasit G.
Kjo shoqëri po në vitin 2017 kalon në statusin “pezulluar”. Në vitin 2018 është themeluar një shoqëri “A-1”, nga shtetasi F, djali i shtetasit G dhe familjar i afërt i shtetasit X. Gjatë këtij viti shoqëria “A-1” ka përfituar disa transferta në vlera të konsiderueshme (~160,000_EURO), nga kompania B, me seli në një vend M, të njohur si parajsë fiskale.
Në vijim ka pasur tërheqje nga llogaritë në vlera të konsideruara cash nga administratorët e shoqërive “A” dhe “A-1”. Nga verifikimet e kryera rezultuan lidhje të shtetasve të përfshirë në transaksione dhe biznese, me subjekte për të cilët DPPPP ka dërguar më parë informacion në agjencitë ligjzbatuese me dyshime për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale./Scan.tv
Diskutime rreth kësaj post