Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka shkuar me biçikletë në Pallatin Mbretëror për të njoftuar mbretin Willem Alexander se është arritur marrëveshja për formimin e Qeverisë.
Ai u fotografua duke e parkuar biçikletën para pallatit, veprim që po bën xhiron e rrjetit nëpër botë.
Dhe kur e krahason me kryeministrin tonë, i cili drejton qeverinë e një vendi shumë herë më të dobët e më të varfër se Holanda, habitesh.
Edi Rama, siç është parë së fundmi në Shkodër e në Elbasan, lëviz me super-eskortë, i shoqëruar nga forca të shumta të Gardës, Policisë dhe forcave speciale.
Madje ai lëviz së fundmi edhe me valixhe antiplumb, pa harruar edhe jelekun antiplumb që nuk e heq në asnjë dalje të tijën publike.
Lëvizja me biçikletë e kryeministrit holandez bëhet me qëllimin e përcjelljes së mesazhit te qytetarët se ai është një njeri normal si gjithë të tjerët, pavarësisht postit që mban.
Ndryshe ndodh me kryeministrin tonë, që askush nuk e di, se nga kush mbrohet?
Diskutime rreth kësaj post