Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dhënë një intervistë për gazetën sllovene Delo ku ka rreshtuar argumentat e tij në lidhje me skenën politike shqiptare si dhe nevojën për largimin e qeverisë Rama, e cila sipas tij sot përfaqëson autokracinë që po i dikton Shqipërisë të ardhmen.
Basha ka folur gjerësisht për planin e opozitës, argumentet e saj në lidhje me një sërë problemesh si emigrimi masiv i shqiptarëve, por edhe për idenë e Shqipërisë së Madhe e të bashkuar. Basha jep dhe qëndrimin e tij në lidhje me këtë dëshirë të kahershme të shqiptarëve.
Keni ndonjë mendim për idenë e bashkimit apo “Shqipërinë e madhe”?
Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Po ashtu, të njëjtën aspiratë kanë edhe Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Kësisoj, jam I bindur se të gjithë shqiptarët në këto pesë vende do të bëhen bashkë si anëtarë të BE-së.
Diskutime rreth kësaj post