Mariam Nabatanzi solli në jetë binjakë një vit pasi u martua në moshën 12-vjeçare.Pas tyre ajo solli në jetë edhe 5 “palë” binjakët të tjerë, më pas 4 herë të tjera ajo lindi trinjakë, këta u pasuan me 5 raste të tjera me katërnjakë.
Pas lindjes së binjakeve të saj të parë, Nabatanzi shkoi tek një mjek i cili i tha se ajo kishte vezore jashtëzakonisht të mëdha.Mjeku e këshilloi Mariam-in që nëse do të përdorte metoda për të kontrolluar lindjet mund të përballej me probleme të tjera shëndetësore, kështu që fëmijët vazhdonin të vinin njëri pas tjetrit.
39-vjeçarja tregoi gjithashtu se 6 fëmijë i kanë vdekur.Tre vite më parë nëna 39-vjeçare nga Uganda u braktis edhe nga bashkëshorti dhe tashmë ka mbetur e vetme me 38 fëmijiët e saj.Mariam jeton me fëmijët e saj në katër “shtëpi” të ngushta të bëra me blloqe çimentoje në kushte mbijetese në një fshat të rrethuar nga fushat e kafesë/ JOQ Albania
Diskutime rreth kësaj post