Pavarësisht mungesës së figurave politike të opozitës, ai që ka kthyer sallën e kuvendit në skenë estrade ka qenë deputeti Muslim Murrizi.Në replikën me kryeministrin Edi Rama, Murrizi ka cituar “dashuriçkat e çunave të Berishës” duke iu referuar Bashës dhe Patozit.
Deklaratë kjo e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.Nga ana tjetër Murrizi nuk ka kursyer as thumbimet për politikanët që kanë zënë prej vitesh karrigen e deputetit.Rikujtojmë se ai ishte një prej deputetëve të PD që refuzoi djegien e mandatit.
Ai tha:
“Çunat e Berishës le të bëjnë gili-vili dhe të bëjnë qejf sa herë të duan. Unë kam qenë këtu jo nga ligji i gilit-vilit. Kjo fletë e bardhë nuk është firmosur, se aq shumë u nxi në prill 2008, sa fytyrë që kanë ardhur në këtë parlament, nuk kanë pasur këllqe që të takojnë qytetarët. Pse unë ua paskam ndaluar dashurinë këtyre? Nëse e kam bërë këtë mëkat Zoti më faltë! Keni kohë që të takoheni dhe të dashuroheni sa herë të doni. Unë shoh që halli i madh i politikës shqiptare ka qenë pazari që është prishur sa është marrë kësti i parë. Vetëm dy zgjedhje janë pranuar pa sherre publike, pse? Se këta që kanë qenë këtu e kanë lëshuar karrigen të ngopur”.Video:
Video:
Diskutime rreth kësaj post