Përpara protestës kombëtare të 11 Majit, Partia Demokratike do të protestojë edhe nesër më 25 prill, në orën 18:00.
Siç raporton Ballkanëeb protesta kësaj here do të shtrihet në nyjet kryesore rrugore në vend, duke paralizuar kështu edhe qarkullimin rrugor.
Kështu, do të protestohet në të njëtën orë tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në kryeqytet, do të protestohet në aksin Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë përballë shtëpisë së pushimit të ushtrisë në Durrës, në rrethrrotullimin Sheq në Fier, në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan dhe në afërsi të karburantit në Autostradë në Milot.
Nuk është e qartë se sa do të qëndrojnë protestuesit në këto akse dhe si do të vijohet trafiku./Blitz.al
Diskutime rreth kësaj post