Partitë opozitare me në krye PD-në nënshkruan sot një marrëveshje me dhjetë pika, për zbatimin e të cilave u zotuan se do të punojnë bashkë.
Marrëveshja parashikon bojkotimin e zgjedhjeve nëse ato zhvillohen me Ramën kryeministër deri edhe sabotimin e tyre me mënyra të tjera.
Më shumë se aleatëve, kjo marrëveshje i vlen Bashës, i cili ishte nën presionin e futjes së partive të tjera opozitare në zgjedhje duke e lënë kështu PD-në të vetme në përballje me maxhorancën.
Pikat e marrëveshjes
1. Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
2. Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
3. Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
4. Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
5. Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin
6 . Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit
7. Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
8. Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
9. Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
10. Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare
Diskutime rreth kësaj post