Grupi ndërkombëtar i hakerave Anonymous u janë drejtuar me një mesazh miliarderëve që derdhën paratë ‘lumë’ për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris.
Pasi katedralja u përfshi nga flakët pasditen e 15 prillit parizienët dhe turistët nga e gjithë bota nisën ‘vajtimin’ për atraksionin e njohur në Francë.
Pak orë pas flakëve njerëz të ndryshëm nisin të dhuronin para për të ndihmuar në restaurimin e saj, duke nisur që nga biznese private e deri tek autoritetet lokale. Sigurisht që nuk munguan edhe persona të pasur që mundën të dhuronin shuma të mëdha.
Dhe, janë pikërisht këta miliarderë për të cilët Anonymous ka tërhequr vëmendejen. Grupi i kritikon këta individë për “bamirësi selektive”
Në një deklaratë në uebsajtin e tyre, organizata shkruante:
“Kjo bamirësi selektive ka hapur sytë e njerëzve nga e gjithë bota për prioritetet e gabuara të klasës sunduese. Është tashmë mëse e dukshme që juve ju interesojnë më shumë simbolet e fuqisë suaj kulturore se sa jetët njerëzore apo vetë planeti në të cilin jetojmë.”
Diskutime rreth kësaj post