Bindja Demokratike, forca më e re politike shqiptare është gati për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës, pasi tashmë ka rreth 3 mijë firma.
Ditën e martë është dhe afati i fundit që partit politike të regjistrohen për në Komisionin qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit, gjë e cila nën kupton se Bindja Demokratike do ti formalizojë procedurat ligjore para përfundimit të afatit.
Sipas “Tv Klan”, drejtimin e Partisë Bindja Demokratike do e marrë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.
Rudina Hajdari, që mendohej se do të ishte pjese e kësaj partie politike, mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.
Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, por burime të Televizionit Klan thonë se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë.
Hajdari, përmes reagimeve të saj, ka shprehur mbëhstetjen e saj për çdo forcë të re politke, pasi sioas saj njerëzit janë mërzitur nga politike gati 30 vjeçare.
Teksa pritet zyrtarizmi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.
Ndërkohë, mbetët për t’u zbuluar nëse Patozi, një ndër zërat më kritik ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, do të mund të marrë dhe mbështetjen e ish-ministrave apo ish-deputetëve demokrat./Opinion.al
Diskutime rreth kësaj post