Së fundmi në rrjetet sociale po qarkullon një video ku ish-deputeti socialist Eduard Ndocaj jep këshilla sesi pihet kafeja.
Ish-deputeti i PS-së Eduart Ndocaj, duket se shumë shpejt do të sfidojë vajzat e blogjeve, të cilat na mësojnë si të bëjmë më mirë zakonet e përditshme.
“Duhet të gjeni një karrige që të jeni të relaksuar dhe komodë, barku sa më drejt. Trupi të jetë në rregull që të mos duket barku. Rregulli nr 2 është që të gjesh një vend ku të mbështesësh dorën. Duhet të jesh sa më i relaksuar.
Mbështetja e dorës ka të bëjë shumë me kafen e mëngjesit. Rregulli nr 3, kyçi i dorës duhet të jetë sa më i relaksuar që të mos lodhesh ti dhe të vejë vetë kafja tek goja. T’i ndigjosh guston kësaj kafeje duhet të jesh i relaksuar në çdo lloj pozicion”, shprehet Ndocaj, që duket se e ka marrë seriozisht këtë pasion të ri.
Video:
Diskutime rreth kësaj post