Pas emrit të Klement Çalas si i dyshuari i dytë për grabitjen e 9 prillit në Rinas një tjetër emër ka dalë në skenë.
Sipas policisë i dyshuari i tretë për super grabitjen e Rinasit ku u morën miliona euro është edhe Alkes Pepa.
Pepa gjithashtu është një emër i njohur për policinë pasi lidhet me grabitjen e ndodhur po në Rinas në vitin 2016.
Pas grabitjes së Rinasit policia ka mbledhur informacione për këta persona dhe rezulton që edhe pse ishin në kërkim nga policia jetonin në Shqipëri. Madje policia ka informacione se Çala jetonte shumë pranë kryeqytetit, në Durrës. /albeu
Diskutime rreth kësaj post