Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha për gazetarët e opozita do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet.
“Misioni ynë është i qartë, Këshilli Kombëtar, në përgjigje të aspiratës për ndryshim ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike që ka objektiva të qarta të çrrënjosim krimin, korrupsionin që pamundësojnë mirëqenin.
T’i shërbejmë qytetarëve shqiptarë duke i kthyer shpresën dhe mundësinë në shtëpinë e tyre. Vendimi është i qartë PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Diskutime rreth kësaj post