Eleminimi nga Champions League nuk është pritur aspak mirë nga Cristiano Ronaldo. Sikurse raporton e përditshmja “La Repubblica”, portugezi është mjaft i dëshpëruar nga ky eleminim i papritur nga Ajaksi.
Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 30 qershor të vitit 2022, mirëpo, mësohet se lojtari do të qendrojë tek bardhezinjtë vetëm edhe për sezonin e ardhshëm dhe më pas do të shkojë diku tjetër.
Tjetër gjë është në kampionat për bardhezinjtë, pasi këtë sezon janë duke e fituar kampionatin për herën e 8 radhazi, duke mos patur aspak konkurencë as nga skuadrat e tjera, që më shumë po mendojnë për një vend në Champions League, sesa të luftojnë për titullin kampion.
Diskutime rreth kësaj post