Franca ka ftuar arkitektë nga e gjithë bota të paraqesin projektet e tyre për një majë të re që do të qëndrojë në mbi katedralen e Notre Damit. Kryeministri Edouard Philippe u tha gazetarëve se shpresonin për një majë të re që do të adaptohej me teknikat dhe sfidat e erës sonë”.
Maja, u shkatërrua tërësisht gjatë zjarrit që shkatërroi çatinë e ndërtesës 850-vjeçare. E gjithë katedralja, shpëtoi nga shkatërrimi total për çështje minutash – thonë zyrtarët.
Sidoqoftë, pjesa më e madhe e ndërtesës pariziene, përfshirë kullat e saj të famshme, mbijetuan dhe tani, vëmendja është kthyer tek rindërtimi i asaj që është humbur.
Presidenti Emmanuel Macron, premtoi se katedralja do të ndërtohet, madje më e bukur se më parë, duke shtuar se ai do që punimet të përfundojnë brenda pesë vitesh, edhe pse ekspertët paralajmërojnë se kjo do të kërkonte dekada.
Maja e shkatërruar, iu shtua katedralesh gjatë restaurimeve të shekullit të 19, kryesuar nga arkitekti francez Eugene Viollet le Duc. Por, kryeministri Philippe, nuk është i sigurt nëse maja duhet rikrijuar siç ishte konceptuar nga Viollet le Duc, apo nëse Notre Dame duhet pajisur me një majë të re.
“Konkursi ndërkombëtar do të na mundësojë të vendosim nëse do ta rindërtojmë majën. Do ta rindërtojmë siç ishte apo do t’i japim katedrales një majë të re”, tha kryeministri Edouard Philippe.
Mbi 800 milionë euro janë premtuar deri më tani nga një numër kompanish dhe manjatësh biznesi për të rindërtuar sajtin e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Philippe premtoi se çdo euro e paguar për ndërtimin e Notre Damit, do të shërbejë vetëm për këtë qëllim dhe asgjë tjetër ndërsa njoftoi edhe një reduktim taksash për ata që japin donacione për rindërtimin.
Diskutime rreth kësaj post