Dy ditë më parë Katedralja Notre Dame në Paris u përfshi nga flakët dhe Presidenti Macron u shpreh se ajo do të rindërtohet brenda 5 viteve.
Ndërkohë që shumë personazhe janë solidarizuar me ngjarjen e ndodhur dhe kanë publikuar foto në ‘Instagram’, ka pas edhe reagime nga më të ndryshmet.
Ditën e sotme qeveria shqiptare ka marrë vendimin për të ofruar shumën prej 100 mijë eurosh për të kontribuar në rindërtimin e katedrales.
Redia Hoxha, motra më e vogël e familjes Hoxha ka postuar në ‘Snapchat’ një bisedë që ka bërë me motrën e saj, Sara Hoxhën.
Sara i ka dërguar një postim Redias, ku si titull lajmi ishte: ‘Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për rindërtimin e Katedralen së Parisit’. Poshtë postimit, Sara shkruante: ‘Ne do të ndërrojmë bravën e Notredamit’.
Biseda ka vijuar dhe Redia i ka kthyer një përgjigje duke qeshur.
Dhe është prap Sara që i shkruan: ‘Vetëm kuzhina ime kushton aq’.
Diskutime rreth kësaj post