\Policia ka zbarkuar sot te ‘Bregu i Lumit’ teksa ka larguar me forcë banorët e shtëpive, të cilat janë parashikuar për t’u prishur në kuadër të projektit të ‘Bulevardit të Ri’.
Sipas banorëve, policia iu ka mbledhur telefonat me qëllim që ata të mos filmojnë aksionin për prishjen e tyre.
Aksioni i prishjes ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë raportuar edhe konfrontime fizike.Banorët vijojnë të kundërshtojnë prishjen e shtëpive të tyre, pasi ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin e shpronësimit.
Mësohet se situata është tensionuar edhe më tej, pasi një banor i kësaj zone ka debatuar me zë të lartë me policinë.E ditur bëhet se banori në fjalë nuk është lejuar të hyjë në banesën e tij, për të nxjerrë plaçkat dhe për të marrë rrobat.
Ai ka thënë:
Kam qenë i shoqëruar në komisariat, o njeri. Më lini të hyj në shtëpinë time të nxjerr rrobat.’’I pranishëm gjatë kësaj situate ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Mësohet se Balliu i ka kërkuar policisë t’i hapi rrugën, banorit.
Por, efektivët e policisë nuk kanë pranuar. Mësohet se ata kanë thënë:
“Nuk do të hysh, shtëpia jote dhe plaçkat janë të siguruara!”
Ndërsa në disa foto të tjera shikohet se efektivët e policisë i kanë vënë duart në fyt Balliut dhe e kanë shtyrë.
Diskutime rreth kësaj post