Efektivja e Shqiponjave Blerta Dervishi, e cila pak javë më parë preku zemrat e të gjithëve me rezistencën për mbrojtjen e banesës së saj në zonën e Petro Ninit, sot është vënë në një situatë aspak të favorshme.
E rikthyer në punë pas pezullimit që zgjati vetëm për disa ditë, sot ajo ka qenë në anën e kundërt, duke u përplasur me banorët që mbrojnë banesat e tyre në zonën e Bregut të Lumit, duke ‘’harruar” atë që bëri vetë, vetëm disa javë më parë.
Në videon e mëposhtme siguruar , Dervishi shihet e vënë përballë banorëve, të cilët janë jo pak të irrituar, shkruan faxweb. Derimë tani janë prishur 3 banesa në zonën e bregut të lumit, ndërsa banorët janë gjetur të papërgatitur për këtë që po u ndodh.
Video:
Diskutime rreth kësaj post